Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit në mes të UKZ-së dhe Batalionit për Reagime të Shpejta të FSK-së

7 Shkurt, 2019

Prorektori për Buxhet dhe Financa në  Universitetit “Kadri Zeka” Naim Mustafa, bashkë me kryetarin e  Parlamentit Studentor  Adrian Bajrami dhe kryetarët e këshillave studentore, kanë qëndruar në Batalionin për Reagime të Shpejta të FSK-së në Gjilan ku janë pritur nga Berat Shala, komandant i këtij batalionit me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim është biseduar rreth  mundësisë së  bashkëpunimit ndërinstitucional, respektivisht në aspektet në interes  të studentëve, si në organizimin e  ligjëratave me tema të ndryshme, sidomos  në fushën e edukimit, në atë të teknologjisë, ekonomikut dhe juridikut , organizimin e aktiviteteve praktike rreth  shkathtësive për jetën, orientimet për raste  emergjente, dhe organizimi tjera në interes të përbashkët.

Përfaqësuesit e dyja institucione thanë se muaj në vazhdim do t’i konkretizojnë këto diskutime me arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit, që konsiderohet të jetë në dobi të të dyja palëve.