Prorektori për Buxhet dhe Financa në Universitetit “Kadri Zeka” Naim Mustafa, bashkë me kryetarin e Parlamentit Studentor Adrian Bajrami dhe kryetarët e këshillave studentore, kanë qëndruar në Batalionin për Reagime të Shpejta të FSK-së në Gjilan ku janë pritur nga Berat Shala, komandant i këtij batalionit me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional, respektivisht në aspektet në interes të studentëve, si në organizimin e ligjëratave me tema të ndryshme, sidomos në fushën e edukimit, në atë të teknologjisë, ekonomikut dhe juridikut , organizimin e aktiviteteve praktike rreth shkathtësive për jetën, orientimet për raste emergjente, dhe organizimi tjera në interes të përbashkët.
Përfaqësuesit e dyja institucione thanë se muaj në vazhdim do t’i konkretizojnë këto diskutime me arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit, që konsiderohet të jetë në dobi të të dyja palëve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan