Diploma “Student i Dalluar” për studentin e FSHK Ilir Nuredini është motiv

27 Mars, 2019

Ilir Nuredini Student Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, të cilit, Rektori Bajram Kosumi i ndau diplomën “Student i Dalluar”, ndihet falënderues ndaj universitetit “Kadri Zeka” për të gjitha mundësit që i ka ofruar për gjatë viteve të studimit, e veçanërisht për stafin akademik të shkenca kompjuterike për mundin e tyre për të dhënë student sa më të suksesshëm dhe më profesional.

Iliri thotë se, në fillim të këtij rrugëtimi ishte e veshtirë të adoptoheshim me jetën studentore por, profesorët me punën, shoqërin dhe me modestin e tyre na bënë ata që jemi tani, student i kompletuar, me motiv e me shpresë për të arritur suksese edhe të më tutjeshme. Ai shton se, ndihet i privilegjuar për këtë diplomë, duke marur parasysh se edhe shumë student të tjerë e meritojnë atë, derisa i falënderon të gjithë kolegët, për arsye se ata kanë qenë motivi konkurrent dhe mbeshtetës në çdo lëndë dhe e kanë shtyrë që të studioj edhe më shumë.

Iliri shpreson që në një të ardhme të afërt nga ky universitet të dalin shkenctar që do të njihen ndërkombëtarisht dhe do të i sjellin dobi këti populli dhe njerëzimit në përgjithësi.