Dekani Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu është nderuar me mirënjohjen “Ambasador i Paqes”

14 Mars, 2022

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, është nderuar me mirënjohjen “Ambasador i Paqes” nga H.E. Prof. Blessing Lawal, President i Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.

Porf. Dr. Fejzullah Berisha, kishte përmbledhur jetën akademike, politike dhe aktivitetet tjera në biografinë e Dekanit Prof. Asoc. Dr. Sadik haxhiu, të cilën e lexoi para të pranishmëve.

Në emër të menaxhmetit të UKZ-së, Dekanin Haxhiu e ka uruar Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, i cili tha se e përgëzojmë Dekanin për mirënjohjen e cila është e para e këtij lloji për stafin e UKZ-së.

Kurse Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, pasi uroi Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiun, tha se kjo është mirënjohje e merituar, sepse dekani siç e ka të shkruar “Ambasador i Paqes”, i tillë është edhe në punë.

Armend Ahmeti student alumni i UKZ-së, duke uruar Dekanin për mirënjohjen, tha se fal punës së Prof. Asoc. Dr. Sadikt Haxhiu dhe stafit tjetër të UKZ-së, ne studentëtë alumni të Universitetit Publik “Kadri Zeka” jemi bërë më të përgjegjshëm. Studenti alumi Armend Ahmeti tani avokat, ka falënderuar UKZ-në, që gjithmonë mban hapur dyert për studentët alumni për një të ardhme të tyre të ndritur.

Mirënjohjen Dekanit Haxhiu ia ka ndarë, Ambasadori i Paqes, njëherësh Presidenti Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë Z. Tahir Shabani, i cili tha se ndihet i privilegjuar që këtë titull ia dhuron një misionari të paqes e dijes, siç është Dekani Haxhiu.

Nga ana e tij Dekani Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, pasi falënderoi organizatën Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, tha se ndihet krenar dhe i lumtur që mori mirënjohjen “Ambasador i Paqes” nga kjo organizatë. Ai tha se ky çmim është i veçantë për te, sepse sipas Dekanit Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, paqja në jetën e tij gjithmonë ka zënë dhe do të zë një vend të rëndësishëm.