DAAD/Prezantim i programit të bursave për Shkëmbim Akademik për Kosovë 2017/2018

14 Tetor, 2016

NJOFTIM

 Të nderuar, të hënën, më 17 tetor 2016, prej orës 11:00 në sallën A 34 përfaqësues të DAAD-së do të bëjnë prezantimin e programit të bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik për Kosovë 2017/2018 si dhe do të përgjigjën pyetjeve.

Në faqen www.funding-guide.de gjeni informata lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik DAAD si dhe nga organizatat tjera të përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afatet e aplikimit janë:

15 nëntor për të gjitha programet shkencore

31 tetor për drejtimet e artit, muzikës dhe dizajnit

01 dhjetor 2016 për kurset verore dhe intensive në Gjermani

Informata të mëtejshme rreth bursave si dhe mënyrës së aplikimit i gjeni edhe në faqen  Facebook: DAAD Verbindungsbüro Pristina.

Për më shumë gjeni në linkun e mëposhtëm.