DAAD Bursa studimore & njoftim për organizim informues për studentët 15 tetor 2018

11 Tetor, 2018

Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime. Ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Studentët mund të gjejnë një program studimi, të përshtatshme për interesat e tyre.

Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, Gjermania ofron mundësinë e përfshirjes së tyre në kërkime apo hulumtime të hollësishme.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i ofron DAAD si edhe mbështetjen e  organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqën: www.funding-guide.de Këtu gjeni informacione lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD, si dhe nga organizatat tjera të  përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri më 15 nëntor 2018. Varësisht nga drejtimi, variojnë dhe afatet për dorëzim.

Ndërkaq të hënën, më 15 tetor 2018, prej orës 11:00 – 12:00, unë, Ellen Tichy, Lektore e DAAD-së, si dhe Arbnora Bajraktari bashkëpunëtore në zyrën ndërlidhëse të DAAD-së, do të mbajmë prezantimin e programit të bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik për Kosovë 2018/2019  si edhe do të ju përgjigjemi pyetjeve të studentëve, në Amfiteatër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës (kati i dytë, salla 39)

Ne shtojce gjeni:

  1. Dy plakate: njëra shërben për sqarimin e bursave që i ofrojmë dhe një që tregon afatet e fundit për aplikim
  2. Fleta informuese për studentet se ku duhet te drejtohen nëse kane pyetje rreth studimeve ne Gjermani.
  3. Fleta informuese rreth bursave qe i ofron DAAD

Nëse keni pyetje, mund t’i drejtoheni zyrës ndërlidhëse të DAAD-së: [email protected]

Bewerbungsfristen Stipendien Plakat 2018

Stipendien – Albansich Blatt

Stipendien – Deutsch Blatt

Stipendien – Englisch Blatt

Stipendienangebot 2019-2020 Plakat englisch (1)

Studieren in Deutschland – Albanisch Blatt

Studieren in Deutschland – Englisch Blatt

Studieren in Deutschland – Englisch Blatt