Coca-Cola HBC Kosova ofron një mundësi praktike për studentët

2 Qershor, 2021

Kompania Coca-Cola HBC Kosova, programi që do të organizohet me qëllim të mbështetjes së zhvillimit profesional të të rinjve në Kosovë, i quajtur “Coke Summership”, ofronë një praktikë 6-javore për studentët e vitit të fundit bachelor, studentët master dhe të sapodiplomuarit në sektorin e shitjeve me mundësinë e punësimit pas programit.

Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuritë e duhura dhe eksperiencën që ju nevojitet në biznes, do të zhvillohen në mënyrë profesionale dhe do të argëtohen verës gjatë këtij rrugëtimi të praktikës!

Trajnimet dhe leksionet në internet do të jenë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të pjesëmarrësve që do t’ju ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë e duhura dhe të zgjerojnë të kuptuarit mbi praktikën e biznesit.

Një pjesë e rëndësishme e praktikës, do të jetë kalimi i kohës në treg ku studentët do të takojnë kolegët dhe klientët. Ata do të kenë mundësi të mësojnë rreth departamenteve të tjera në kompani, pasi që shitjet janë pika kryesore në të cilën takohen të gjitha departamentet.

Ky program do të zgjasë nga 12 korrik deri në 20 gusht 2021.

Aplikimi për studentët është i hapur dhe ata mund të aplikojnë dhe të njoftohen më shumë rreth këtij programi në linkun më poshtë.

https://coca-colahellenickosovo.com/coke-summership/