Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

30 Shtator, 2022

Në kuadër të fushës së edukimit financiar dhe me qëllim të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

Punimet për këtë çmim duhet të jenë në fushën e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, me theks të veçantë të jenë të fokusuara në temën: “Ndikimi i inflacionit në Tregtinë Evropiane dhe atë të Kosovës”.

Detajet e konkursit mund ti gjeni në linkun: https://bqk-kos.org/cmimi-i-bqk-se-per-ekonomiste-te-rinj-5/