CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “KADRI ZEKA”

20 Tetor, 2017

Të dashur studentë, të nderuar profesorë dhe staf administrativ,

Jemi të nderuar të shpallim organizimin e Ceremonisë së Diplomimit te Studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, ngjarjen më të rëndësishme dhe të shumëpritur prej jush dhe prej ne të gjithëve.

Kjo ceremoni është finalizimi i angazhimit tuaj universitar dhe një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti.

Kemi kënaqësinë  të  ju ftojmë  në Ceremoninë madhështore, e cila do të zhvillohet në Hallën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, më datë 27 Tetor 2017, në orën 12:00.

 

Ju mirëpresim!