Bursa të ofruara nga Ministria e Jashtme Italiane për vitin akademik 2023-2024/Aplikimet janë deri më 9 qershor 2023

18 Maj, 2023

Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron bursa studimi për studentë të huaj dhe italianë që jetojnë jashtë vendit (IRE) për Vitin Akademik 2023-2024, me qëllim të favorizimit të bashkëpunimit në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike, projeksionit të sistemit ekonomik të Italisë në botë dhe përhapjes së njohurive për gjuhën dhe kulturën italiane (Ref. Ligji 288/55/ndryshimet dhe plotësimet e mëtejshme).

Bursa studimi mbulon vetëm ndjekjen e kurseve në territorin italian.

Kandidatët mund të paraqesin kërkesën vetëm përmes Portalit “Study in Italy” https:https://studyinitaly.esteri.it/ .

Aplikimet online duhet të bëhen deri në ora 14:00 (ora italiane) të datës 9 qershor 2023.

ITALY call_for_applications_maeci_grants_a.y.2023-2024_eng