BPB fton studentët të bëhen pjesë e Programit Junior

15 Dhjetor, 2023

Banka për Biznes, dëshiron të prezantoj Programin Junior për studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Shih broshurën: Broshura_HR-Academy_Finale_compressed

BPB Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për 3 – 4 muaj në mënyrën më të mirë për të filluar karrierën tuaj.

Rotacioni në fusha të shumta është pjesë kryesore e programit dhe përmes punës në ekipe të ndryshme, ju do të mësoni në lidhje me tregjet financiare, atë që Banka u ofron klientëve dhe operacionet  e përditshme.

Të rinjve në BPB Junior të cilët me sukses kalojnë fazat e trajnimit, do të iu mundësohet puna praktike në degë/departamentet e bankës, si dhe ky program mund të shërbejë si një urë lidhëse për tu bërë pjesë e bankës.

Për më shumë informata shihni linkun: https://www.bpbbank.com/banka/#programi-bpb-juniors