Bartësit e Programit Fillor mbajnë takim pune për procedurat pas akredituese

9 Shtator, 2026

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një takim pune i bartësve të Programit Fillor, me fokus në procedurat pas akredituese të programit.

Në takim morën pjesë bartësit e programit: Shqipe Avdiu, Shpresa Qamili, Habib Rexhepi dhe Fitore Malaj, të cilët diskutuan hapat e nevojshëm për zbatimin e rekomandimeve dhe obligimeve që rrjedhin nga procesi i akreditimit.

Gjatë takimit u shqyrtuan aktivitetet dhe detyrat konkrete që duhet të ndërmerren për të siguruar përmbushjen e standardeve të cilësisë, përditësimin e dokumentacionit përkatës, si dhe koordinimin e veprimeve për zhvillimin e mëtejmë të Programit Fillor.

Ky takim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Edukimit dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për garantimin e cilësisë në programet studimore dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor, në përputhje me standardet e akreditimit.