Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka dhuruar 400 ekzemplarë libra me 200 tituj për Bibliotekën Universitare të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Sipas Akademik Shaban Sinani dhe Akademik i asocuar Gëzim Hoxha nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, qëllimi i dhurimit të këtyre librave është që të ofrohet literaturë e larmishme, e cila është e nevojshme për formimin e studentëve.
Rektori, Prof. Dr. Bajram Kosumi falënderoi ASHSH për këtë dhurim të librave, të cilat do të jenë në mbështetje të punës kërkimore-shkencore për stafin dhe studentët.
Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, së bashku me Rektorin dhe bashkëpunëtorët e ti, kanë vizituar Bibliotekën Universitare të UKZ-së, e cila në fondin e saj ka rreth 45100 ekzemplarë libra. Prej këtyre shumica janë në gjuhën shqipe, por ka edhe ne gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan