Thirrjet për Programin Erasmus Mundus janë hapura

29 Dhjetor, 2025

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju listën e universiteteve franceze që kanë kontaktuar Ambasadën e Francës në Kosovë për të shprehur gatishmërinë e tyre për të pranuar studentë kosovarë në programet e tyre.

Çdo universitet ka një numër të rezervuar vendesh për kandidatët nga Ballkani Perëndimor. Më poshtë gjeni listën e universiteteve dhe detajet përkatëse rreth programeve:

Université Saint-Etienne

Programi: Digicrea – Digital Creativity Art & Science

Video rreth programit :https://www.youtube.com/watch?v=Qzrg2v8i_PY

 

Université de Lorraine

Programi: GREENANO – Nanomaterials for the Green and Digital Transition

Aplikimet për vitet 2026–2028 janë të hapura deri më 15 janar 2026. Faqja zyrtare e programit: https://www.greenanomaster.eu/

 

Centrale Nantes Programi: Control of Renewable Energy Systems

Programi CORE:   https://master-eu-core.ec-nantes.fr/

Programi EPICO: https://master-epico.ec-nantes.fr/

 

Université de Nantes

Programi: Aquaculture, Environment and Society – STAR :https://www.emm-aces.org/

Për më shumë informacion rreth mënyrës së aplikimit dhe kriteret e pranimit, ju ftojmë të vizitoni faqet e programeve përkatëse ose të kontaktoni ambasadën e Francës në Kosovë.