Letër sqarim

12 Prill, 2021

UNIVERSITETI PUBLIK “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës

uni-gjilan.net    tel: 0280390112

 

Lënda: Letër sqarimi

Nga: Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Për: Indeksonline

Të nderuar,

në shkrimin tuaj me titull: Përveç qytetarëve, edhe veturat zyrtare po shkojnë në Shqipëri, i publikuar më 10 prill 2021, ku në foto shihet vetura zyrtare e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për redaksinë tuaj dhe për opinionin e gjerë, ju njoftojmë se edhe pse në vendin tonë, mbështetur në Kalendarin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës për Vitin 2021, e premte, 09.04.2021 ka qenë ditë pushimi  – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njëjta ditë nuk ka qenë festë në Shqipëri.

Këtë ditë, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka udhëtuar zyrtarisht për Tiranë, ku me Rektorin e Universitetit Evropian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Për informimin tuaj, Rektori Kosumi ka hyrë në Shqipëri më datë 09.04.2021 mes orës 08:30-09:00 dhe ka dalur nga Shqipëria në po të njëjtën ditë mes orës 18-19:00.

 

Me respekt,

Zyra për Informim

Sqarim Indeksonlione