Thirrje për dorëzimin e Punimeve Shkencore – Kongresi Ndërkombëtar “Nga Kërkimi në Zbatim”

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në cilësinë e bashkëorganizatorit, fton stafin akademik, studiuesit dhe studentët të marrin pjesë në Kongresin Ndërkombëtar “Nga Kërkimi në Zbatim”, i cili do të mbahet më 18–19 nëntor 2026 në Universitetin e Tetovës.

Kongresi ofron një platformë ndërkombëtare për prezantimin e kërkimeve shkencore dhe bashkëpunimin ndërdisiplinar në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, administrimin e biznesit, drejtësinë, pedagogjinë, filologjinë, filozofinë, sociologjinë, historinë, artet dhe fusha të tjera.

Afati i fundit për dorëzimin e punimit të plotë është 3 nëntor 2026.

Punimet e pranuara dhe të prezantuara do të botohen në Proceedings Book II, do të pajisen me DOI unik, do të dorëzohen për indeksim në baza të njohura akademike dhe do të jenë të disponueshme online.

Për dorëzimin e punimeve dhe informacione shtesë vizitoni: *https://unite.edu.mk/hulumtimet/*