Në kuadër të Universitetit, ofrohen programe të studimit në kuadër të Fakultetit të Edukimit, të Fakultetit Ekonomik, të Fakultetit Juridik, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe të Fakultetit te Shkencave Shoqërore.
Universiteti ka këtë strukturë të programeve të akredituara ne studimet bachelor:
Fakulteti i Edukimit
Programi: parashkollor (Bsc)
Programi: Fillor(Bsc) – Në proces
Fakulteti Juridik
Programi: Juridik i përgjishëm(LLB)
Fakulteti Ekonomik
Programi: Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (Bsc)
Programi: Marketing dhe Menaxhim i Shitjes(Bsc)
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Programi: Shkencat kompjuterike (Bsc)
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Programi: Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Europiane (Bsc)
Universiteti ka këtë strukturë të programeve të akredituara ne studimet master:
Fakulteti i Edukimit
Programi: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (MA)
Programi: Mësimdhënia e Kurrikula (MA)
Fakulteti Juridik
Programi: Juridik Penal (LLB) – Në Proces
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Programi: E-Qeverisja (Msc)
Programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc)
Vendimi i Riakreditimit Institucional
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka aplikuar për Ri-akreditim institucional në Tetor të vitit 2024. Me vendimin e AKA-së nr. 871/24, të datës 10.05.2024, është marrë vendim që të:
Riakreditohet Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në nivel institucional për periudhën (pesë) 5-vjeçare 01.10.2024-30.09.2029
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka parashtruar kërkesën me Nr.Prot. 1509/23, datë 31.10.2023, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (ne tekstin e mëtejmë AKA) për riakreditim në nivel institucional.
AKA ka organizuar vizitë me eskpertë ndërkombëtarë të akreditimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan me qëllim të vlerësimit në nivel institucional. Vizita është organizuar me datë 08.02.2024, me ekipin e ekpertëve ndërkombëtarë të akreditimit me përbërje: Milan Pol, Magdalena Platis dhe Lali Giorgitze.
Bazuar në nenin 17 të UA. Nr.15/2018 për akreditimin e IAL-ve, Ekipi i Vlerësuesve të jashtëm (ekpertëve ndërkombëtar) ka hartuar raportin e vlerësimit, dhe raportin e vlerësimit, dhe për fushat e standardeve të akreditimit të parapara në Manualin e Akreditimit ka konstatuar se nga njëmbëdhjetë (11) fushat e standardeve të akreditimit, Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është vlerësuar se përmbushë: Plotësisht në përputhshmëri gjashtë (6) dhe përputhshmëri substanciale pesë (5) fusha.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë, në mbledhjen e 122-të, të mbajtur më datë 22.04.2024 ka shqyrtuar kërkesën/aplikacionin e UKZ dhe duke u bazuar në të gjeturat e ekpertëve ndërkombëtarë të akreditimit gjatë realizimit të vizitës si dhe rekomandimin përfundimtar të dhënë në raportin final të vlerësimit nga ekspertët e cekur më sipër, ka vendosur si më lartë.
Për më shumë rreth Akreditimit Institucional dhe të programeve të studimit vizitoni web faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim
2021-2024-Vendim-Kadri-Zeka
ShkarkoVendim mbi Akreditimin - UKZ 2017
ShkarkoRaporti Final - UKZ 2017
ShkarkoVendim mbi Akreditimin - UKZ 2016
ShkarkoRaporti Final - UKZ 2016 - I
ShkarkoRaporti Final - UKZ 2016 - II
ShkarkoVendim mbi Akreditimin - UKZ 2015
ShkarkoRaporti Final - UKZ 2015
ShkarkoVendim mbi Akreditimin - UKZ 2014
ShkarkoRaporti Final - UKZ 2014
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan