Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan të martën, më 11.07.2017, hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 11.7.2017 deri më 18.7.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave)
Provimi pranues do të mbahet më 21.07.2017. Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit uni-gjilan.net më datë 20.07.2017
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni deri më 25.7.2017 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Informatat më të detajuara do ti mësoni nga konkursi i cili do të publikohet edhe në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit uni-gjilan.net
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan