Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 23.06.2017, u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.
Pas shqyrtimit dhe analizës së këtyre raporteve Universiteti “Kadri Zeka” u riakreditua si Institucion publik i Arsimit të Lartë për periudhën e ardhshme trevjeçare duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.
Në këtë mbledhje të KSHC u Akredituan edhe dy programe master në UKZ për periudhën trevjeçare: programi Master e-qeverisja dhe programi Master Qeverisja locale dhe Shoqëria demaokratike. Programi master e-qeverisja është program i përbahket i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të UKZ-së. Programi i Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike është program i përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka”, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren.
Po ashtu, nga AKA janë riakredituar edhe dy programe bachelor të fakultetit ekonomik: Banka, financa dhe kontabilitet dhe programin Marketing.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan