Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priten në takim një delegacion nga James Madison University nga Virxhinia e SHBA-ve, të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Delegacioni i JMU-së përbëhej nga profesorët: JoAnne Brewster, Michael Stoloff, Vesna Hart dhe Ahmet Shala.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe drejtues te Universitetit te Ferizajt.
Kjo vizite ka patur për qëllim shkëmbimin e informacionit midis JMU dhe Universitetit “Kadri Zeka” për të identifikuar interesat dhe mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim .
Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar profesorët nga JMU për vizitën, ndërsa në fjalën e tij është koncentruar në paraqitjen e një historiku të shkurtër të Universitetit “Kadri Zeka” , dhe punës e aktiviteteve të Universitetit . Ai tha se si Universitet jemi të gatshëm për bashkëpunim sidomos sa i përket mobilitetit të studentëve dhe profesorëve dhe mundësisë së organizimeve të ndryshme të përbashkëta.
Më pas delegacioni nga James Madison University (JMU) ka vazhduar takimin edhe me stafin e rregullt akademik dhe studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”. Në këtë takim secili drejtues nga katër Fakultetet e UKZ-së, Gëzim Tosumi dekan i Fakutetit Ekonomik, Berat Aqifi prodekan i Fakultetit Juridik, Bahkim Dalipi prodekan i Fakultetit të Edukimit dhe Xhevdet Thaqi dekan i Fakultetit të Shkencave Kopjuterike si dhe prorektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Afrim Loku, kanë prezantuar secili veç e veç aktivitetet e fakulteteve respektivisht Universitetit.
Në anën tjetër, Michael L. Stoloff, dekan në JMU pasi prezantoi Universitetin prej nga vjen, foli rreth mundësive të bashkëpunimit në mes dy universiteteve, duke i vënë theks më të madh mundësive të shkëmbimit të studentëve për studime semestrale apo master si dhe për qasje në librari digjitale në mënyrë që të mundësohen më shumë burime për kërkime shkencore.
Më pas delegacioni i JMU-së ka vizituar hapësirat e punës së Universitetit “Kadri Zeka”
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan