Përshtypjet e studentëve të cilëve Rektori Bajram Kosumi u dha Diplomën “Student i Dalluar”

17 Mars, 2017

Fatmiri

Përshtypjet e studentit të Fakultetit të Edukimit FATMIR S. KASTRATI me notë mesatare 9.2, të cilit Rektori Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin e ditës së themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, më 6 mars 2013.

Të jesh një ndër të dalluarit e një Universiteti padyshim që është një nga ngjarjet më të mira që mund të i ketë një student për gjatë gjithë ngritjes në aftësimin profesional dhe një nga përjetimet më të mira që do të shoqërojnë atë gjatë gjithë jetës.

E vlerësoj shumë vendimin e marr nga Rektori  Bajram Kosumi, që të i shpërblej studentët më të dalluar nga fakultetet përkatëse. Kjo diplomë për gjithë ata studentë, që do të arrijnë ta marrin do të jetë një shtytje e madhe për të vazhduar në arritjen e gradave dhe titujve të tjerë  shkencore si dhe do të jetë një nxitje për studentët e tjerë që edhe ata një ditë të arrijnë këtë diplomë.

Duke ditur që arsimimi është faktori kryesor që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin e shoqërisë së një vendi,  ftoj gjithë gjeneratat e reja që me seriozitetin më të madh të ju qasën studimeve, të merren me hulumtime shkencore si dhe t’iu bashkëngjitën aktiviteteve studentore përmes të cilave të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe konsolidimin e Universitetit tonë.

Gjeneratave që vijnë pas  nesh u them se është obligim moral për të gjithë ne të mos lejojmë që Universiteti jonë të degradohet, përkundrazi duhet të japim kontributin tonë që bëjmë një nga Universitetet më të mira nga të cilët do të dalin kuadrot më përgatitura që do të i shërbejnë tregut të punës.

DSC_0137

Përshtypjet e studentes së Fakultetit Juridik TEUTA S. GASHI me notë mesatare 9.97, të cilës Rektori Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin e ditës së themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, më 6 mars 2013.

Ndjenja që përjetohet mund të përshkruhet me një forcë të brendshme dhe qetësi mentale. Studimi i bërë vite me radhë, ëndrrat e krijuara dhe ambiciet, duket sikur marrin më shumë kuptim dhe jetësohen.

Diploma “Student i Dalluar” të cilën ma dha Rektori Bajram Kosumi, përfshiu gjithë punën time studimore, e projektuar në atë mënyrë që të sjell emocion. Ndihem e privilegjuar që e mora nga  Universiteti ynë “Kadri Zeka”.

Porosia ime për gjeneratat e reja është qe te zgjojnë natyrën kureshtare tek vetja e tyre dhe te mos dorëzohen asnjëherë, sepse, nëse doni me të vërtetë një gjë i gjithë universi do të ndikoj që ju ta merrni atë.

Prandaj, studioni me pasion!

Arlind

Përshtypjet e studentit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ARLIND A. HAJDARI me notë mesatare 9.71, të cilit Rektori Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin e ditës së themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, më 6 mars 2013.

Të jesh një ndër studentët më të dalluar të Universitetit është një nder i madh për mua si student. Në përvjetorin e 4-të të Universitetit tonë, Rektori Bajram Kosumi më dha Diplomën “Student i Dalluar” i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, nw momentin që emri im u tha para të gjithë të pranishmëve, u ndjeva shumë i lumtur dhe i privilegjuar.

Duke marrë parasysh punën time studimore gjatë këtyre tri viteve akademike, dhënia e kësaj diplome më krijoi përshtypje shumë të mirë, ngaqë me anë të saj u dha një vlerësim për mua dhe u çmua puna ime si student i këtij Universiteti.

Falënderoj përzemërsisht rektorin Bajram Kosumin, dhe sekretarin e Universitetit tonë, Vaxhid Sadriun, që më kanë nderuar me këtë diplomë.

Porosia ime për gjeneratat e reja është që të studiojnë sa më shumë derisa të arrijnë suksesin e dëshiruar, sepse puna juaj në fund gjithmonë do të çmohet.