Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 35 vjetorit të rënies heroike (17 Janar 1982) të Kadri Zekës e që ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2017”, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.
Fillimisht Prorektorët, Sekretari, Dekanët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar më pas në vizitë tek familjaret e heroit Kadri Zeka.
Me këtë rast përfaqësuesit e Universitetit “Kadri Zeka” thanë se ju familjar duhet të jeni krenar me veprën madhore të birit tuaj, i cili punoi për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë.
Kurse, Shaip Zeka vëllai i Kadri Zekës, duke falënderuar drejtuesit e UKZ-së për vizitën tha se edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga rënia e Kadriut, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Ai ka kujtuar disa moment të veprimit të Kadriut duke shtuar se ai mund të kujtohet vetëm si i ri, sepse i ri ka shkuar dhe se kujtimet për të dhe shokët e tij që bashkëvepruan nuk mund t’i mundë tirania e kohës e as t’i kapë ndryshku i harresës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan