Vizitë monitoruese e përfaqësueses së zyrës së ERASMUS + në Kosovë

23 Nëntor, 2016

Koordinatorja e zyrës ERASMUS + në Kosovë, Profesoresha Remzije Istrefi, njëherësh përfaqësues e EACEA ( Komisioni Evropian) ka qëndruar për një vizite monitoruese në Universitetin “Kadri Zeka” të Projektit EUFORIA.

Ajo u takua me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Dekanin e Fakultetit Ekonomik  Gëzim Tosuni si dhe me zyrtarë tjerë të Universitetit “Kadri Zeka” të cilët janë të ngarkuar me këtë projekt. Në këtë takim u diskutuan të arriturat në projekt dhe vështirësitë që janë paraqitur deri në këtë fazë. Projekti në fjalë është në kuadër të Erasmus +, në partneritet me Staffordshire University.

DSC_0253