Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur takim pune me Këshillin e Mirëbesimit, në kuadër të procesit të riakreditimit të programit të studimeve Bachelor Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane .
Gjatë takimit u diskutua për vlerësimin e programit të studimeve, cilësinë e tij akademike, përshtatjen me kërkesat e tregut të punës, si dhe mundësitë për zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të programit.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e bashkëpunimit me Këshillin e Mirëbesimit dhe palët e interesit, me qëllim që programi të reflektojë nevojat aktuale të tregut të punës dhe të ofrojë përgatitje sa më cilësore për studentët.
Ky takim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Shkencave Sociale për sigurimin dhe ngritjen e cilësisë akademike, përmirësimin e programeve të studimit dhe përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në kuadër të procesit të riakreditimit.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan