Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me PRO CODERS, organizon trajnim profesional me temën “Analiza statistikore e të dhënave”, i dedikuar stafit të fakultetit.
Trajnimin e udhëheqi profesor Ramiz Kastrati, i cili u fokusua në zhvillimin dhe avancimin e njohurive e shkathtësive praktike në fushën e analizës statistikore të të dhënave, duke kontribuar në përmirësimin e kompetencave kërkimore dhe profesionale të stafit.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale z. Selim Daku, tha se ky trajnim është pjesë e angazhimeve për zhvillim profesional dhe avancim të kapaciteteve akademike e kërkimore të stafit të Fakultetit.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan