Profesorët e Fakultetit Juridik të UKZ-së pjesëmarrës në Kongresin Ndërkombëtar në Universitetin e Tetovës

19 Nëntor, 2026

Në Universitetin e Tetovës, më 18 dhe 19 nëntor 2026, u mbajt Kongresi Ndërkombëtar me temë “Nga kërkimi shkencor në zbatim” (From Research to Application), i organizuar nga Universiteti i Tetovës, i cili mbledhi studiues dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë për të prezantuar rezultatet e tyre kërkimore dhe për të shkëmbyer përvoja akademike.

Në këtë kongres, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u përfaqësua nga Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Prof. Asoc. Dr. Fadil Osmani dhe Prof. Asoc. Dr. Urtak Hamiti, të cilët morën pjesë me punimet e tyre shkencore të kongresit.

Në kuadër të këtij aktiviteti shkencor ndërkombëtar, fakultetet e Universitetit të Tetovës organizojnë konferenca të veçanta shkencore, ndër të cilat edhe konferencën e organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe fakultete të tjera juridike simotra. Në këtë organizim, Fakulteti Juridik i UKZ-së është bashkorganizator, duke dëshmuar angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndëruniversitar.

Pjesëmarrja e profesorëve të Fakultetit Juridik në këtë kongres dhe angazhimi në bashkorganizimin e konferencës shkencore përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë në rajon.