E ARDHMJA E ARSIMIT NUK DUHET TË HARTOHET PA ZËRIN E STUDENTËVE!
Të dashur studentë,
A keni menduar ndonjëherë se si do të dëshironit të dukej universiteti, arsimi dhe e ardhmja juaj pas 10 vitesh? Çfarë duhet të ndryshojë në sistemin tonë arsimor? Çfarë u mungon studentëve sot? Si mund të krijohen më shumë mundësi për zhvillim akademik, profesional dhe punësim?
Tani është momenti që këto pyetje të mos mbeten vetëm diskutime mes nesh, por të bëhen pjesë e një debati ku idetë dhe propozimet tona mund të dëgjohen drejtpërdrejt nga institucionet përgjegjëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon ciklin e bashkëbisedimeve rajonale të Ministrit z. Hajrulla Çeku me studentët, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.
📍 Gjilan – Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Salla A/34
📅 17 nëntor 2026
🕛 Ora 12:00
Bashkëbisedim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Hajrulla Çeku.
Ky nuk është thjesht një takim për të dëgjuar fjalime. Është një mundësi për të shprehur mendimet tuaja, për të ngritur shqetësimet që ju prekin, për të propozuar zgjidhje dhe për të qenë pjesë aktive e vendimeve që ndikojnë në të ardhmen e arsimit në Kosovë.
Mos prisni që dikush tjetër t’i thotë gjërat që ju mendoni. Mos prisni që ndryshimet të ndodhin pa pjesëmarrjen tuaj.
Arsimi i së ardhmes ndërtohet sot, ndërsa studentët duhet të jenë pjesë e këtij procesi, jo vetëm përfitues të tij.
Ftoj të gjithë studentët e Universitetit Publiik “Kadri Zeka”, si dhe studentët e tjerë të rajonit të Gjilanit, që të bëhen pjesë e këtij bashkëbisedimi.
Ejani me ide, me propozime, me kritika konstruktive dhe me gatishmëri për të kontribuar, sepse zëri juaj ka rëndësi, mendimi juaj ka vlerë dhe e ardhmja e arsimit është edhe përgjegjësia jonë!
Arsimi 2035+ – Le ta ndërtojmë së bashku!

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan