Zyra Erasmus+ në Kosovë do të organizojë sesion informues në UKZ

13 Nëntor, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 30 nëntor 2026, do të mirëpresë përfaqësuesit e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, të cilët do të zhvillojnë një sesion informues për stafin akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit.

Vizita do të fillojë në orën 10:30, me një takim të përfaqësuesve të Zyrës Erasmus+ me menaxhmentin e Universitetit, ndërsa më pas në orën 11:15 në sallën A34, do të vijojë sesioni informues, i dedikuar stafit dhe studentëve.

Ky aktivitet synon të ofrojë informata dhe mundësi për njohjen më të afërt me programin Erasmus+ dhe mundësitë që ai ofron për bashkëpunim, mobilitet dhe ndërkombëtarizim në arsimin e lartë.

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë anëtarët e stafit dhe studentët e interesuar që të marrin pjesë në këtë sesion informues.

Për më shumë shih Agjenden: Erasmus Information Session University of Gjilan Agenda