NJOFTIM PËR STUDENTËT: Mundësi për pjesëmarrje në aktivitete dhe programe në fushën e sigurisë kibernetike

2 Nëntor, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan njofton studentët, veçanërisht ata të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe studentët e fushave të Teknologjisë Informative, për dy mundësi pjesëmarrjeje në aktivitete dhe programe që trajtojnë sigurinë kibernetike (Cybersecurity) dhe qëndrueshmërinë digjitale.

  1. Ligjëratë: “From Hackers to Super Intelligence Agents: The Next Generation of Cyber Threats”

Ligjërata do të trajtojë gjeneratën e re të kërcënimeve kibernetike dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë. Ajo do të udhëhiqet nga Tanzer Abazi, ekspert dhe lider në fushën e sigurisë kibernetike, me mbi 21 vjet përvojë profesionale.

  • Data: 3 nëntor 2026
  • Ora: 18:00–18:45
  • Ligjërues: Tanzer Abazi

Regjistrimi:
https://docs.google.com/forms/d/1x_s44CDziyzaWsflnvneAvzu2bXWeIKdWtPZAMNp0FQ/edit

  1. Programi: “Next-Gen Cyber Leaders: Cybersecurity & Digital Resilience”

Ky program u ofron studentëve mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë në fushën e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë digjitale. Programi përfshin gjithsej 15 sesione, të cilat do të udhëhiqen nga mentori Tanzer Abazi.

  • Data e fillimit: 9 nëntor 2026
  • Orari: 17:15–19:15
  • Numri i sesioneve: 15
  • Mentor: Tanzer Abazi

Aplikimi:
https://docs.google.com/forms/d/1yxVwR8A02qenBRN7UY9etYFEmxZdrzSZ1zjkmWBOqv0/edit

E rëndësishme: Pjesëmarrja në të dy aktivitetet është pa pagesë. Regjistrimi për ligjëratën dhe aplikimi për programin janë të domosdoshëm.

Ftohen studentët e interesuar që të shfrytëzojnë këto mundësi për të zgjeruar njohuritë dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në një nga fushat më të rëndësishme të teknologjisë dhe sigurisë digjitale.