Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të premten, më 23 tetor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në sallën A34, do të mbahet ligjërata me temën “Komunikimi i qasshëm – qasja Easy to Read”.
Ligjërata do të trajtojë rëndësinë e komunikimit të qartë, të thjeshtë dhe të kuptueshëm, si dhe mënyrat se si informacioni mund të bëhet më i qasshëm për personat me nevoja dhe aftësi të ndryshme.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet qasjes “Easy to Read”, e cila bazohet në përdorimin e gjuhës së thjeshtë, fjalive të shkurtra dhe paraqitjes së strukturuar e të organizuar të informacionit.
Përmes shembujve praktikë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë mënyrat e zbatimit të kësaj qasjeje në arsim, institucione publike dhe komunikimin e përditshëm. Ligjërata synon të nxisë reflektim dhe diskutim mbi rëndësinë dhe përgjegjësinë që kemi për ta bërë informacionin të kuptueshëm, të qasshëm dhe të përdorshëm nga të gjithë.
Ligjërues: Arben Keka, ekspert në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, me përvojë të gjatë në komunikimin e qasshëm. Gjatë angazhimit të tij profesional, ai ka kontribuar në promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse dhe në përmirësimin e qasjes në informacion për personat që mund të përballen me pengesa në kuptimin e përmbajtjeve të ndërlikuara.
Ligjërata u dedikohet studentëve, stafit akademik dhe administrativ, profesionistëve të arsimit, përfaqësuesve të institucioneve, si dhe të gjithë atyre që kanë interes për komunikimin e qasshëm dhe gjithëpërfshirjen.
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan