Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Marrëveshje Ndërinstitucionale Erasmus+ me Giresun University nga Republika e Turqisë, duke krijuar mundësi të reja për mobilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin e lartë.
Marrëveshja është nënshkruar nga z. Yılmaz Can, Rektor i Giresun University, dhe znj. Fitore Malaj, Rektore e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Marrëveshja është lidhur në kuadër të Programit Erasmus+ – Key Action 1 (KA1) dhe parasheh shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik/administrativ ndërmjet dy institucioneve. Bashkëpunimi do të mundësojë pjesëmarrjen në aktivitete mobiliteti, shkëmbimin e përvojave akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet universiteteve.
Në kuadër të marrëveshjes, të dy institucionet janë zotuar për zbatimin e procedurave të drejta, transparente dhe të dokumentuara për informimin, aplikimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet studentëve dhe stafit, me synim krijimin e qasjes së barabartë dhe gjithëpërfshirëse në mundësitë e mobilitetit.
Marrëveshja parasheh gjithashtu bashkëpunim në promovimin e institucioneve partnere, shpërndarjen e rezultateve të projekteve dhe rritjen e ndikimit të aktiviteteve të përbashkëta në komunitetin akademik dhe publikun e gjerë.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan