Njoftim për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2026/2027

1 Tetor, 2026

Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e semestrit dimëror, për vitin akademik 2026/2027 do të jetë i hapur nga data 01.10.2026 deri më 30.10.2026 deri ora 15:30.
Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa dhe nuk duhet të paraqiten fizikisht për regjistrim të semestrit. Semestri për këta student do të regjistrohet në mënyrë automatike.
Studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën dhe duhet ta dorëzojnë fizikisht në zyret e shërbimit të studentëve.
Udhëzimi Administrativ UA-09/2021
Ju informojmë se afati për regjistrim të lëndëve është i mbyllur. Në momentin që hapet afati, do të njoftoheni përmes ueb faqes të Universitetit.

 

Suksese të gjithë studentëve!