UKZ mbajti provimin pranues plotësues për studimet Bachelor në Fakultetin Juridik për vitin akademik 2026–2027

28 Shtator, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur provimin pranues plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve Bachelor në Fakultetin Juridik, për vitin akademik 2026–2027.

Procesi i provimit pranues u zhvillua në kushte të rregullta dhe sipas procedurave të parapara nga Universiteti.

Dekanja e Fakultetit Juridik, Fatmire Krasniqi, e cila e përcolli nga afër mbarëvajtjen e procesit, u shpreh se gjithçka ka kaluar mirë dhe u uroi suksese të gjithë kandidatëve në këtë fazë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre akademik.

Rezultatet preliminare të provimit pranues do të publikohen deri më 28 shtator 2026 në ueb-faqen zyrtare të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.