Thirrje per aplikime/Programin Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027-2028

24 Shtator, 2026

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Kosovë-Shtetet e Bashkuara (USKEB) ka kënaqësinë të shpallë të hapur konkursin për Programin Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027-2028.

Ju lutemi për mbështetjen tuaj në promovimin e kësaj mundësie tek studentët e doktoratës që plotësojnë kriteret dhe që aktualisht janë duke zhvilluar ose realizuar hulumtime shkencore, të ciltët do të përfitonin nga qasja në burime akademike, ekspertizë dhe infrastrukturë kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky program u mundëson studentëve doktorantë nga Kosova mundësinë që të zhvillojnë hulumtime të lidhura me disertacionin e tyre në një universitet amerikan për një periudhë prej tre deri në shtatë muajsh por që nuk përfundon me diplomë.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e doktoratës nga fusha të ndryshme studimi. Inkurajohen të aplikojnë studentët e doktoratës në fushat e mëposhtme, si dhe në fusha të ndërlidhura dhe ndërdisiplinore por jo vetëm: Bujqësi, Histori Amerikane, Letërsi Amerikane, Studime Amerikane, Antropologji, Arkeologji, Shkenca Biologjike, Kimi, Komunikim, Shkenca Kompjuterike, Ekonomi, Arsim, Inxhinieri, Shkenca Mjedisore, Gjeografi, Gjeologji, Shkenca të Informacionit, Gazetari/Studime Mediale, Juridik, Bibliotekari, Gjuhësi, Matematikë, Filozofi, Fizikë, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Sociologji, TEFL/Gjuhësi e Aplikuar.

Afati i aplikimit: 31 tetor 2026

Si të aplikoni:

Aplikimi bëhet online në: https://apply.iie.org/ffsp2027

Udhëzimet për plotësimin e aplikacionit mund të gjenden këtu.

Për pyetje ose informata shtesë, ju lutemi kontaktoni:

Bordi për Shkëmbim Arsimor Kosovë–Shtetet e Bashkuara (USKEB)

Email: [email protected]

Tel.: +383 (0) 38 226 255