Të dashur maturantë dhe studentë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin plotësues në Fakultetin Juridik për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin Bachelor, për vitin akademik 2026/2027.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” ofron mundësi për të zgjedhur programe të akredituara studimi, të cilat përputhen me interesat, aspiratat dhe synimet tuaja akademike e profesionale.
Me një staf akademik të kualifikuar dhe një mjedis të përshtatshëm për mësim, zhvillim profesional dhe hulumtim shkencor, UKZ është i përkushtuar të ofrojë arsim cilësor dhe të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratave të reja profesionale.
Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara dhe të ndjekin procedurat e aplikimit të publikuara në faqen zyrtare të Universitetit.
Ju ftojmë të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të bëheni pjesë e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, një universitet që i kushton rëndësi cilësisë, zhvillimit të arsimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja profesionale për të ardhmen.
Apliko tani dhe bëhu pjesë e UKZ-së!
Konkurs plotësues në Fakultetin Juridik - Niveli bachelor
Shkarko +383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan