AMIK hap thirrjen për aplikim për Bursat e Vitit Akademik 2026/2027

17 Korrik, 2026

AMIK, së bashku me institucionet e saj anëtare AFK, FINCA Kosovo, KEP Trust dhe KosInvest, vazhdon përkushtimin e saj për të mbështetur arsimin përmes programit të bursave për studentë.

Institucionet mikrofinanciare kanë qenë gjithmonë pranë familjeve me më pak mundësi, grave, të rinjve, fermerëve dhe bizneseve të vogla. Përmes këtij programi të bursave, ky mision vazhdon edhe në fushën e arsimit, duke investuar në dijen, potencialin dhe të ardhmen e të rinjve të Kosovës.

Kush mund të aplikojë?

Nga 15 korriku deri më 15 shtator 2026, të drejtë aplikimi kanë:

  • Studentët e rregullt të programeve Bachelor dhe Master;
  • Studentët që ndjekin studimet në universitetet publike dhe kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës.

Të gjithë studentët që plotësojnë kriteret ftohen të aplikojnë duke plotësuar formularin online.

👉 Formulari i aplikimit për bursë:
https://amik.org/FONDACIONI/Formulari-i-Aplikimit-per-Burse

Investimi në arsim është investim në të ardhmen.
AMIK dhe institucionet e saj anëtare mbeten të përkushtuara në mbështetjen e studentëve dhe zhvillimin e brezave të rinj.