Ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guérot viziton Universitetin Publik “Kadri Zeka”

3 Qershor, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 3 qershor 2026, në ora 15:00, në sallën A34, mirëpret Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, në një diskutim me studentë dhe stafin e Universitetit.

Tema e diskutimit: “Ndikimi i Francës në zhvillimin dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”

Gjatë aktivitetit do të prezantohen gjithashtu mundësitë e studimit në institucionet franceze të arsimit të lartë, programet akademike dhe mundësitë për studentët.

Ju mirëpresim!