Urimi i Rektorit të UKZ-së për Festën e Kurban Bajramit

26 Maj, 2026

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë, stafit akademik dhe administrativ, studentëve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë qytetarëve.

Kurban Bajrami është festë e besimit, sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Kjo ditë e shenjtë na rikujton rëndësinë e humanizmit, mirëkuptimit dhe përkujdesjes ndaj familjes, miqve dhe atyre që kanë nevojë.

Në frymën e kësaj feste të madhe, uroj që në çdo familje të ketë paqe, shëndet, begati dhe harmoni. Le të na shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për forcimin e vlerave njerëzore, respektit të ndërsjellë dhe unitetit në shoqërinë tonë.

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

R E K T O R