Ftesë për pjesëmarrje në ligjëratën ku Guest Speaker do të jetë Enis Hyseni Inxhinier i Sistemeve & AI

25 Mars, 2026

Të nderuar Studentë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në një ligjëratë të veçantë me një nga profesionistët më të dalluar shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, Enis Hyseni

Tema e ligjëratës është “Historia e zhvillimit softuerik dhe revolucioni i Inteligjencës Artificiale”

Ky organizim do të mbahet të enjten, më 26.3.2026, ora 13:00, në sallën B01 në UKZ.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe të gjithë të interesuarit që të përfitojnë nga përvoja praktike, të njihen me trendet më të fundit dhe të angazhohen në diskutime me një ekspert të nivelit të lartë.

Ju mirëpresim!