U realizua trajnimi për perdorimin e AI ne Institucionet e Arsimit te Larte, i organizuar ne kuader te projektit EDUFAIR Project

23 Mars, 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” sot u realizua trajnimi per perdorimin e AI ne Institucionet e Arsimit te Larte, i organizuar ne kuader te projektit EDUFAIR Project.

Trajnimi u zhvillua nga partneret tane nderkombetare, Profesoret Eugenia Kovatcheva dhe Georgi Dimitrov, te cilet ndane njohuri dhe praktika bashkekohore mbi integrimin e inteligjences artificiale ne mesimdhenie dhe menaxhimin akademik.

Pjesemarres ne kete trajnim ishin stafi akademik dhe administrativ i universitetit, te cilet paten mundesine te thellojne njohurite e tyre dhe te diskutojne mbi aplikimin praktik te AI ne proceset ditore te punes.

Ne perfundim te trajnimit, te gjithe pjesemarresit u pajisen me certifikata pjesemarrjeje, duke vleresuar angazhimin dhe kontributin e tyre ne kete aktivitet te rendesishem.

Ky aktivitet paraqet nje hap te rendesishem drejt avancimit te kapaciteteve digjitale dhe inovacionit ne arsimin e larte, duke fuqizuar stafin dhe duke kontribuar ne modernizimin e proceseve ne UKZ.

#UKZ
#ERASMUSPLUS
#EDUFAIR