Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se në kuadër të Javës së Frankofonisë në Kosovë do të organizohet një sesion informues mbi mundësitë e studimit në Francë.
📅Data:25 mars
🕥 Ora: 10:30
📍 Vendi: Salla A34 UKZ
Ky prezantim do të mbahet nga përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe Campus France, dhe do të ofrojë informacione të detajuara rreth:
– Sistemit të arsimit të lartë në Francë
– Programeve të studimit
– Bursave të disponueshme
– Procedurave të aplikimit
– Jetës studentore në Francë
Sesioni është i hapur për studentët e të gjitha drejtimeve.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar më shumë rreth studimeve në Francë!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan