FTESË / THIRRJE PUBLIKE PËR PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR DY GJYQTARË NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

26 Shkurt, 2026

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim me nenin 114.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenet 4 dhe 6 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, fton:

* Kuvendi i Republikës së Kosovës

* Institucionet gjyqësore

* Fakultetet juridike

* Odën e Avokatëve

* Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve

* Partitë politike

* Personat e tjerë relevantë juridikë

* si dhe individët, që të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kandidatët duhet të:

* Jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

* Jenë juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional;

* Kenë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese;

* Kenë përvojë të dëshmuar si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë, mësimdhënës universitarë ose në pozita të tjera të rëndësishme juridike;

* Kenë reputacion të shkëlqyeshëm moral;

* Kenë aftësi të plotë veprimi;

* Të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale.

Të gjitha propozimeve dhe aplikacioneve duhet t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

a) Formulari për nominimin e kandidatit;
b) Formulari i deklarimit të të nominuarit;
c) Curriculum Vitae (CV);
d) Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;
e) Dëshmia e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
f) Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
g) Dëshmia për përvojën e punës;
h) Dëshmia se kandidati nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se 17 mars 2026, ora 16:00.

Informata plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00 në numrat e telefonit:
📞 038 200-10411
📞 038 200-10410
📱 044 567-041

Ftesa (Thirrja publike) për Gjyqtar të Gjykates Kushtetuese_26 shkurt -17 mars 2026

Formularet për Nominim_Deklaratës dhe CV_shqip