Njoftim për mundësi praktike në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari”

25 Shkurt, 2026

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë për mundësinë e zhvillimit të një programi praktik (internship) për studentët e universitetit tonë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari”.

Ky program u mundëson studentëve të përfshihen drejtpërdrejt në proceset reale të punës, duke fituar përvojë profesionale të vlefshme dhe duke u përgatitur për sfidat e tregut të punës.

Studentët do të kenë mundësi të angazhohen në departamente të ndryshme, varësisht nga profili dhe fusha e tyre e studimit. Gjatë gjithë periudhës së praktikës, ata do të mbështeten dhe mentorohen nga stafi profesional i aeroportit.

Detajet lidhur me kriteret e aplikimit, kohëzgjatjen e praktikës dhe procedurat përkatëse do të bëhen të ditura gjatë takimit informues.

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të shprehin interesimin e tyre dhe për çdo pyetje, kontaktini përmes këtij e-maili:  [email protected]