Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimeve institucionale, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Organizata “Varg e Vi”, duke forcuar ndërlidhjen me shoqërinë civile.
Kjo marrëveshje parashikon realizimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve sociale, trajnimeve dhe debateve, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa me karakter shoqëror.
Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, vlerësoi se këto bashkëpunime kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fakultetit dhe rrisin mundësitë për angazhim praktik të studentëve. Ai theksoi se partneritetet me organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjen mes akademisë dhe komunitetit, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim profesional dhe qytetar të studentëve.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan