Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke shënuar një hap të rëndësishëm në afrimin e arsimit të mesëm me atë universitar.
Kjo marrëveshje do të fokusohet kryesisht në orientimin e hershëm akademik të nxënësve maturantë, informimin e tyre rreth programeve studimore dhe përfshirjen në aktivitete edukative të organizuara nga Fakulteti. Përmes këtij bashkëpunimi synohet që nxënësit të kenë një pasqyrë më të qartë për mundësitë e studimit dhe zhvillimit profesional.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazit, theksoi se krijimi i lidhjeve të drejtpërdrejta me shkollat e mesme ndikon në rritjen e cilësisë në arsim dhe në përgatitjen më të mirë të studentëve të ardhshëm. Ai shtoi se ky partneritet do të konkretizohet përmes debateve, ligjëratave tematike dhe projekteve të përbashkëta mes dy institucioneve.


+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan