Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kamenicës, respektivisht me Zyret për Integrime Evropiane në këto komuna, duke forcuar kështu lidhjet ndërmjet arsimit të lartë dhe institucioneve të qeverisjes lokale.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane, politikave publike, zhvillimit institucional dhe përfshirjes së studentëve në aktivitete dhe projekte që lidhen me proceset evropiane dhe administratën lokale.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, gjatë takimeve ka theksuar se këto marrëveshje janë tejet të rëndësishme si për avancimin institucional të fakultetit, ashtu edhe për studentët, të cilët përmes këtyre bashkëpunimeve do të kenë mundësi të fitojnë përvojë praktike dhe njohuri konkrete mbi funksionimin e institucioneve lokale dhe proceset e integrimit evropian.
Këto marrëveshje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të universitetit në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit lokal.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan