Kolegji Ndërkombëtar Universum, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës së 4-të Ndërkombëtare për Shkencat Sociale dhe Shëndetësore. Ky event do të sjellë së bashku ekspertë, studiues dhe profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar dhe ndarë zgjidhje inovative për një të ardhme të qëndrueshme.
Konferenca do të zhvillohet në tre sesione tematike:
Gjithashtu, konferenca do të përfshijë panelet kryesore mbi: transformimin e biznesit dhe lidershipin etik, sipërmarrjen e gjelbër, kujdesin shëndetësor të bazuar tek njeriu, shëndetin mendor, si dhe sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në një botë të fragmentuar.
Partnerët dhe mbështetësit e konferencës kontribuojnë në suksesin dhe zhvillimin profesional të këtij eventi ndërkombëtar, duke siguruar një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim ideje mes profesionistëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme.
Konferenca do të mbaht më 22 prill 2026 në Prishtinë.
Këtu mund të gjeni linkun me të gjitha informacionet e nevojshme: https://universum-ks.org/international-conference-4th/
![]()
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan