Studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me profesorin e artit figurative, Ahmet Ibrahimi kanë organizuar ekspozitën me punime, krijime artistike duke prezantuar të arriturat e tyre në lëmin e artit figurativ. Studentët me këtë aktivitet kanë shënuar kështu përfundimin e ligjëratave për vitin akademik 2015/16.
Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit,Fatmir Kastrati, tha se nëpërmjet ekspozitës , kanë dashur të tregojnë për arritjet e tyre në këtë fushë.
Në këtë ekspozitë përveç studentëve kanë marr pjesë , Prorektorja për Çështje Mësimore Shprese Qamili, Dekani i Fakultetit te Edukimit Januz Dervodeli si dhe Vaxhid Sadriu Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit “Kadri Zeka”.
Prorektorja Shpresë Qamili, i përgëzoi studentët për punimet e bëra, gjithashtu i inkurajoj ata të vazhdojnë dhe mos të ndalen me krijimtarinë e tyre .
Ndërkohë ekspozitën e studentëve të edukimit, pikërisht më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e kanë vizituar edhe disa fëmijë të institucionit parashkollor “Mësonjëtorja Qiriazi” në Gjilan
Në këtë ekspozitë kontribut të madh kanë dhënë studentët e programit para fillor viti i III-të dhe programit fillor viti i I-rë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan