Hulumtimi në UKZ

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është i përkushtuar në fuqizimin e rolit të hulumtimit shkencor si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit akademik, inovacionit dhe avancimit shoqëror. Në përputhje me misionin e tij për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije, UKZ promovon një ambient stimulues për zhvillimin e projekteve kërkimore me vlerë shkencore dhe ndikim real në komunitet dhe më gjerë.

Përmes strukturave të tij akademike dhe administrative, universiteti mbështet iniciativat kërkimore të stafit akademik dhe studentëve, duke ofruar mundësi për bashkëpunim ndërdisiplinor, dhe qasje në burime dhe trajnime për ngritje profesionale në fushën e hulumtimit.

Gjithashtu, universiteti është i përkushtuar në organizimin e trajnimeve për avancim shkencor, seminareve dhe punëtorive që synojnë zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të stafit dhe studentëve, duke përfshirë qasjen në metodat moderne të hulumtimit, etikën shkencore dhe publikimin në revista të indeksuara ndërkombëtarisht.

UKZ vazhdimisht punon për të forcuar mbështetjen institucionale për hulumtim, duke ndërtuar politika të qëndrueshme, infrastrukturë të përshtatshme dhe partneritete strategjike që kontribuojnë në krijimin e një kulture kërkimore dinamike dhe të qëndrueshme. UKZ ndërton partneritete strategjike me universitete dhe institute kërkimore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke përfshirë pjesëmarrjen në rrjete shkencore dhe konferenca globale, si pjesë e strategjisë së tij për ndërkombëtarizimin e kërkimit.

Përmes një vizioni të qartë, strukturës së mirëorganizuar dhe përkushtimit ndaj cilësisë, Universiteti Publik “Kadri Zeka” synon të shndërrohet në një qendër të njohur për kërkimin shkencor dhe inovacionin akademik, duke kontribuar në mënyrë të qëndrueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe të shoqërisë në tërësi.

Hulumtimi- Mësimi online

Shkarko