Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës. Ata kanë zhvilluar takime të ndara me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Kësaj radhe para tyre është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Edukimit – programi Parashkollor e fillor, Fakultetit Ekonomik – programi menaxhment dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim.` Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe. Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ndërkaq për Fakultetin Juridik ekspertët e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës do të vijnë ditëve në vazhdim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan